Rama: Berisha po çon vendin drejt humnerës financiare. Ndalni me votë rrënimin e ekonomisë

Postuar në 21 Maj, 2013 08:02

 

TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama i ka kushtuar sot një konferencë të posaçme shtypi gjendjes së biznesit.

Referuar në shifrat zyrtare, që sipas tij janë shumë larg atyre të realitetit mbytës për sipërmarrjen e madhe e të vogël në vend, që nga janari i vitit 2011 janë mbyllur 19 mijë biznese.

“19 mijë biznese janë mbyllur që nga janari 2011, që do të thotë se mbyllen 23 biznese në ditë, ose 1 biznes në orë, ndërkohë të dhënat fiskale 4 mujore tregojnë se të ardhurat në buxhet nga tatimi mbi vlerën e shtuar janë më të ulëtat në 5 vitet e fundit, edhe më të ulëta se në 2009 kur qeveria i dha vetes mandat të dytë në kundërshtim me vullnetin e sovranit”- tha Rama.

Ai ka akuzuar qeverine per driteshkurtesine e politikave ekonomike e financiare. Sipas Rames, deficiti në 4 mujorin e fundit është dy herë më i lartë se katër vite më parë, 220 milionë dollarë.

“A e kuptoni se në c’rrugë drejt humnerës financiare po e con Saliu Shqipërinë. Ekonomia duhet të rilindë duke filluar nga rilindja e biznesit të vogël, ne do vendosim lirinë e konkurrencës në rrugën e sipërmarrjes së madhe në 100 ditët e para të qeverisjes”- tha ai.

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.