Rama: Berisha është mekur nga largimi i Metës, shpreson tek fshati

Postuar në 03 Prill, 2013 03:10

 

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka komentuar konferencën për shtyp të kryeministrit Sali Berisha, që doli përpara gazetarëve për të folur për programin e mazhorancës për fshatin.

Rama tha se Berisha është mekur nga ngjarjet, duke nënkuptuar largimin e Metës. Ai shtoi se Berisha shpreson të gënjejë fshatin.

Në zgjedhjet e fundit lokale, PD shënoi rezultat të mirë në fshat.

“Interesant! Kur kryeministri meket nga ngjarjet, del e flet për fshatin. Të gënjejë fshatin dhe 4 vjet, i vetmi iluzion që i ka mbetur. Koha për të ikur,” shkruan Rama në Twitter./ep

  TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.