Rënia e Murit të Berlinit, debate për muzeun e Luftës së Ftohtë

Më shumë se dy dekada pas rënies së Murit të Berlinit, ndryshimet në pikëpamjet sesi duhet paraqitur e kaluara e Luftës së Ftohtë, kanë vonuar planet për ndërtimin e muzeumit të ri tek pikëkontrolli i famshëm "Checkpoint Charlie". Çdo ditë, mijëra turistë vizitojnë vendin e përballjes historike midis tankeve sovjetike dhe atyre amerikane në vitin 1961 në qendër të Berlinit, tashmë kryeqytet i Gjermanisë së ribashkuar.
Edhe pse një simbol i fuqishëm i konfrontimit mes komunistëve të lindjes dhe kapitalizmit perëndimor, pikëkontrolli në ditët e sotme duket si një rrënojë dhe është mbiquajtur "snackcharlie", nga media lokale, për shkak të një numri fastfudesh që ndodhen aty.
"Ajo që vërtet mungon këtu është një muzeum për Luftën e Ftohtë i cili të përshkruajë situatën në Gjermani dhe të vendosë theksin në ndërlidhjen ndërkombëtare. Asnjë nuk mund ta kuptojë ndarjen e Gjermanisë, e të Berlinit, nëse nuk e ka këtë përqasje në situatën ndërkombëtare të asaj kohe",-tha Markuc Meckel.
Ish-ministri i Jashtëm i gjermanisë lindore, Markus Meckel është një nga ideatorët e Muzeut të Luftës së ftohtë në pikëkontrollin Charlie. Muzeu i cili ka mbështetjen e ish-Sekretarit amerikan të Shtetit, në kohën e rënies së Murit të Berlinit, James Baker, synon të shpjegojë se çfarë përfaqësonte Muri, si për Gjermaninë lindore edhe për atë perëndimore dhe sesi konfliktet në Kore, Kinë dhe Vietnam fuqizuan rivalitetin gjatë Luftës së Ftohtë.
Debatet për paraqitjen e historisë nuk janë të reja në Berlin, pasi nisin që nga vitet '90 kur u mendua të ruheshin disa pjesë të murit, por ide të tilla u kundërshtuan nga ata që luftuan fort që ai të shembej një herë e përgjithmonë.
Albanian Screen

Add new comment