Qeveria, subvencion të sigurimeve

Postuar në 30 Shtator, 2013 09:38

Fasonët, të cilët do të marrin në punë sa më shumë persona, përfshi edhe kategorinë e individëve me aftësi të kufizuar, romë e grupe te tjera do të përfitojnë subvencion të sigurimeve shoqerore.

Ministri i Mirëqënes Sociale, Erion Veliaj vizitoi një fabrikë këpucësh në Tiranë, e cila ka mbi 1 000 punëtorë dhe produktet e saj importohen nga tregu i huaj.

“Ajo që ne do të bëjmë është kjo: Për çdo punonjës të ri dhe sasi të konsiderushme punojësish të rinj që bizneset do të punësojnë vitin tjetër ne do të ofrojmë rimbursim të sigurimeve duke targetuar të rinjtë, romët dhe aftësinë e kufizuar. Të gjithë ata që furnizojnë e sjellin makineri për nevoja prodhimi do të përfitojnë nga heqja e TVSH-së dhe gjëja e fundit, do të eksplorojmë, për pasojë të nevojave unike që ka ky treg, ngritjen e një shkolle profesionale për design e modë, pasi është shumë e nevojshme që shumë prej këtyre kostove të mbulohen në Shqipëri”, deklaroi Veliaj

Veliaj tha se do të nxitet arsimimi profesional në mënyrë që krahu i punës të jetë i përshtatshëm me tregun.

Ndërsa bizneset kërkojne lëhtësira përsa i përket teknologjise e të tjera.

“Shkolla profesionale është çelësi i kasafortës së këtij biznesi, pasi nëse s’kemi modelist, dizenjatorë dhe zvilupues do të mbetemi gjithë jetën fasonë ose të varuar nga të huajt. Duhet të kemi incentiva për eksport, teknologji e formimin profesional të punonjësve”, deklaroi Donika Mici, drejtuese e fabrikës së këpucëve “Doniana”.

Ministri Veliaj premtoi se në shtatorin e ardhshëm do të hapet një shkollë për modën e dizajnin për t’u ardhur në ndihmë këtyre bizneseve.

Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.