Qeveria italiane në krizë, japin dorëheqjen ministrat e partisë së Berluskonit

Qeveria italiane ka hyrë në një krizë që rrezikon shpërbërjen e saj pas dorëheqjes së ministrave të PDL. Ky vendim ka ardhur pas thirrjes që lideri i PDL, Berluskoni u ka bërë ministrave të tij që të “mos bëhen palë me qeverinë në rritjen e TVSH-së”, çka ka çuar në largimin e tyre nga ekzekutivi italian.
Konfirmimi për largimin e ministrave është bërë edhe nga zëvendëskryeministri Alfano.
Kjo çarje në qeverinë italianë do të thotë edhe shpërbërjen e saj në një moment kur vendi kishte më shumë nevojë se kurrë për unitet për të dalë nga kriza ekonomike.
SHQIP
Add new comment