Punimet, tuneli i Krrabës ende i mbyllur, sot pritej të lejohej kalimi.

Ishte paralajmëruar të ishte i hapur për kalimin e automjeteve, por tuneli i Krrabës vijon të jetë i mbyllur për një afat të pacaktuar.
Tuneli ishte bllokuar prej 2 javësh për shkak të punimeve në këtë aks, ndërsa kompania kishte njoftuar se tuneli do të hapej gjatë ditës së djeshme.
Bllokimi i autostradës vjen si pasojë e mos mbarimit të punimeve të tunelit që lidh kryeqytetin me Elbasanin. Kalimi i mjeteve pas bllokimit të autostradës bëhet nga rruga e vjetër.
Tuneli është hapur për të gjithë qytetarët vitin e kaluar para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare.
Add new comment