Pukë, shkrumbohen nga flakët 5.5 hektarë pyje.

Postuar në 15 Mars, 2014 05:31

Një zjarr masiv ka përfshirë hapësirën pyjore në vendin e quajtur ‘Gryka e Mziut’, në Komunën Fierzë në Pukë. Zjarri është aktivizuar mbrëmjen e djeshme. 

Sipas policisë flakët kanë shkrumbuar 5.5 hektarë pyje. Për shkak të terrenit të thyer ndërhyrja e forcave zjarrfikëse është e pamundur ndaj për shuarjen e zjarrit po punon vetëm shërbimi pyjor. Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.