Provimi i shtetit, mbesin gjysma e infermierëve të ardhshëm

Për të dytën herë radhazi, gjysma e infermierëve të ardhshëm kanë mbetur në provimin e shtetit. Sipas Agjencisë Kombëtare të Provimeve, 40-50 përqind e kandidatëve të infermierisë kanë pasur nivelin më të ulët të formimit arsimor, krahasuar me degë të tjera si mjekësia apo stomatologjia.
Testi ka qenë i një niveli mesatar, ndërsa pyetjet janë bërë në bazë të programeve orientuese, që janë shpallur muaj më parë, të shkëputura nga lëndët mësimore.
Këtë sezon ka ndryshuar dhe raporti mes pyetjeve profesionale me ato të formimit të përgjithshëm. Sipas Agjencisë së Provimeve, testet do të jenë me alternativa dhe të shtjelluara. Aty do të përfshijnë disa profile, ashtu si edhe në rastin e provimit të mësuesisë, që do të zhvillohet për herë të parë nga datat 17-24 dhjetor.
Për herë të parë, këtë sezon kanë filluar edhe konsultimet e kandidatëve lidhur me programet për të cilat ata do të testohen. Pa marrë provimin e shtetit asnjë nga të diplomuarit në profesionet e rregulluara, nuk mund të punësohet.
Albanian Screen
Add new comment