Promovohet libri i Dasara Malltezit, familja Berisha bashkohet në universitet.

U promovua sot në Universitetin Europian të Tiranës libri “Guidë për lëndën e letërsisë”, me autore Dasara Malltezin. Mbesa e ish- kryeministritBerisha në këtë libër shtjellon pikat kryesore të veprave letrare që iu jepen maturantëve për të studiuar për provime.
Në ceremoni ishin të pranishëm familjarë të ish-maturantes, përfshi këtu edhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Po kështu nuk munguan as miq e shokë të autores së re, e cila ndjek studimet e larta për ekonomi.
“Ky libër nuk është garancia juaj drejt notës maksimale, pasi unë lexova çdo vepër që ishte në program para se të merresha me studimin e tyre. Ky libër është një ndihmesë për të kursyer kohë dhe energji në studim dhe për të lehtësuar punën e maturantëve”, – u shpreh Malltezi.
Libri është botim i UET Press dhe krahas të tjerash autorja bën edhe një shpjegim për filozofinë shqiptare të maturës, stresin që kalojnë maturantët gjatë provimeve, si edhe mënyrën sipas saj të gabuar të motivimit të studentëve me metodat e frikës. “Guidë për lëndën e letërsisë” është një botim në formatin e një libri xhepi dhe u vjen në ndihmë maturantëve gjatë përgatitjes për provimin e maturës në lëndën e Letërsisë.
Add new comment