Prokurori i ELUEX: Po hetohen zyrtarë të lartë të Kosovës, do ketë arrestime.

Postuar në 24 Mars, 2014 15:37

Sipas tij, prokuroria speciale e Kosovës ka hetuar dhe po heton rreth 374 raste, përfshirë edhe ato që tashmë dihen.Sipas Ratel, më së shumti janë të shqetësuar me rastet e lidhura me korrupsion qeveritar , krime të organizuara në ndërtime, autostrade e shumë fusha të tjera.
Kryeprokurori i EULX-it Jonathan Ratel ka paralajmëruar arrestime të profileve më të larta të skenës politike në vend, për krim të organizuar dhe korrupsion.Ai nuk ka dhënë ndonjë emër, mirëpo ka thënë që janë në procedim të këtyre rasteve. I pyetur në emsionin “Puls” nëse ndër ta ka emra të njerëz të zyrtarëve të lartë.
Ratel ka thënë se ka njerëz në funksione të larta që po e përdorin pushtetin për tu pasuruar, të cilët po e vjedhin të ardhmen e rinisë së këtij vendi dhe ne pikërisht me këtë ceshtje po merremi, raporton KTV.
Ndërsa ka thënë se rasti “Medicus” nuk ka të bëjë fare me akuzat e Dick Martyt, ndërkohë ai ka pohuar se janë duke hetuar edhe akuzat e pasluftës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.