Procedohen 8 policë, u kapën në gjumë, me alkool e disa pa kapele.

Drejtoria e Inspektimit përfundon kontrollin 2 javor në vendet ku kryejnë shërbim punonjësit e policisë në Tiranë. Në fund të inspektimit mësohet se nga kjo zyrë i është dërguar informacion Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri dhe rastet i janë referuar Drejtorisë së Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë për marrjen e masave administrative për punonjësit e kapur keq në shërbim.
Bëhet fjalë për 3 efektivë policie të cilët janë konstatuar me përdorim alkooli në shërbim, 3 të tjerë janë kapur në gjumë deri në 2 raste të referuar për faktin se punonjësit e policisë nuk mbanin kapele në shërbim.
Lajmi konfirmohet edhe nga Drejtoria e Standarteve, sipas të cilës ka nisur procesi i masës disiplinore por ende nuk është konkluduar me masë konkrete.
Add new comment