Porosia për tritolin në shtëpinë e shefit të policisë u bë nga brenda burgut

Postuar në 22 Janar, 2014 04:00

Shpërthimi i tritolit në shtëpinë e shefit të policisë së burgut të Fushë-Krujës, Lulzim Haxhia, është porositur nga qelia. Sipas të përditshmes “Panorama”, e cila u referohet burimeve të saj, atentati është porositur nga brenda burgut.

Një sasi eksplozivi shpërtheu pas mesnatës së të hënës në banesën e shefit të policisë së burgut Fushë-Krujë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 në banesën e L.H., në Kamëz, ku persona të paidentifikuar kanë hedhur lëndë eksplozive në hyrje e derës.

Fatmirësisht, shpërthimi nuk ka lënduar njeri, por janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Shpërthim tritoli në Komisariatin e Fushë-Krujës, zhduken autorët

Një sasi e vogël tritoli shpërtheu në oborrin e Komisariatit të Fushë-Krujës mbrëmjen e djeshme. Persona të paidentifikuar kanë hedhur një kallëp të vogël me fitil zjarrpërcjellës në pjesën e pasme të komisariatit, ku ndodhen makinat e bllokuara.

Shpërthimi u dëgjua rreth orës 19:00, ndërsa burime policore thanë se pranë rrethimit të këtij institucioni është hedhur një sasi e vogël lënde shpërthyese, e llojit tritol. Në vendngjarje kanë shkuar edhe specialistë nga Policia e Shtetit të Antiterrorit dhe Njësia Antieksploziv. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale dhe se ka ndodhur pranë murit ku gjenden edhe mjetet. Fillimisht nuk është kuptuar se çfarë ka ndodhur për shkak edhe të motit të keq me reshje dhe me rrufe.

Menjëherë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Nga shpërthimi me eksploziv është dëmtuar vetëm një automjet. Disa persona janë shoqëruar në lidhje me këtë ngjarje dhe janë banorë të qytezës, që kanë konflikte të bartura prej vitesh për pronësi, apo që dyshohen si autorë të vendosjes së lëndëve plasëse ndaj fabrikave të çimentove në këtë zonë.

Po hetohet nëse ky sulm është edhe një hakmarrje për mbylljen e furrave të gëlqereve që shkaktojnë ndotje të mjedisit. Policia dyshon se ky është një akt për të krijuar panik dhe në shenjë hakmarrje për aksionet e fundit të policisë. Gjatë muajve të fundit janë ndaluar dhjetëra persona në Krujë dhe Fushë-Krujë për mbajtje armësh dhe eksplozivi pa leje, ose që kryejnë aktivitete të paligjshme.

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.