Policia: Aksidenti me katër të vdekur në Kamzës, shkak shpejtësia.

Postuar në 12 Prill, 2014 07:07

Policia e shtetit në një deklaratë për aksidentin e ndodhur sot në mëngjes në zonën e Kamzës, ka pohuar se kjo ngjarje dyshohet të ketë ndodhur nga shpejtësia.
Burimet zyrtare thane se sot rreth orës 04.45’, mjeti tip BMV me targë AA 533 IU, teksa po lëvizte në segmentin rrugor  Kthesa eBathores – Instituti Bujqësor Kamëz, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë humburjetën shtetasit:
•Alfred B, rreth 25 vjeç drejtues i mjetit,
si dhe pasagjerët:
•Jugjena M.,  18 vjeç
•Klevis M., 14 vjeç
•Fation D., 22 vjeç
Nga të dhënat e deritanishme nga hetimet e kryera në vendngjarje rezulton se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të mjetit dhe shpejtësia e lartë.
Nga strukturat e Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon kryerja e veprimeve hetimore dhe procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.