Pogradec, përleshje me thika mes të rinjve, plagoset njëri.

Një 18-vjeçar ka përfunduar në spital i plagosur nga një goditje me thikë pas një sherri që ka pasur me një bashkëmoshatar.
Nga policia e Pogradecit bëhet e ditur se 18-vjeçari i plagosur është Endri Agolli, ndërsa mjekët bëjnë me dije se pasi i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë që policia ka mundur të identifikojë autorin, i cili është 19-vjeçari Mariglen Xhekollari nga fshati Vërdovë, po punon për kapjen e tij, pasi është larguar menjëherë nga vendngjarje.
Nga hetimet paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive banale në ambientet e një lokali. Policia është duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Add new comment