Pesimizmi në ekonomi

Postuar në 17 Janar, 2014 03:40

Rrotacioni politik dhe ardhja në pushtet e qeverisë së re duket nuk ka mjaftuar për të rikthyer optimizmin e biznesit dhe qytetarëve për ekonominë.

Banka e Shqipërisë deklaroi se treguesi i ndjesisë ekonomike edhe për tremujorin e katërt ishte në nivelet më të ulëta historike, përkatësisht 27 pikë përqindje poshtë nivelit mesatar.

Ky tregues, të cilin banka e llogarit përmes vrojtimeve tenton të masë perceptimin, por edhe pritshmëritë që biznesi dhe individët kanë për situatën ekonomike.

Sipas bankës, krahasuar me tremujorin e tretë, treguesi ka shënuar vetëm një rritje të lehtë, që lidhet me rritjen e
Ekonomia
Lehtësirat për biznesin
Borxhet ndaj kompanive private
Tranzicioni groposi ekonominë
besimit të bizneseve në disa degë të caktuara të ekonomisë, si industria, tregtia apo dhe shërbimet.

Ndërsa tek individët pritshmëritë dhe besimi tek gjendja ekonomike kanë vazhduar të përkeqësohen. Sipas bankës, përkeqësimi i besimit të konsumatorëve lidhet me rënien e pritshmërive që ata kanë për situatën e tyre financiare, por edhe për gjendjen e përgjithshme të ekonomisë.

Niveli i lartë i pesimizmit tek biznesi dhe konsumatorët, përveçse pasqyron gjendjen e vështirë të ekonomisë është edhe një sinjal jo i mirë, që zbeh shpresat për rritjen e investimeve dhe konsumit.

Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.