PD mbledh konventën për Shqipërinë e zhvilluar, Patozi: Do vazhdojmë rrugën e nisur deri në antarësimin e Shqipërisë në BE

Postuar në 25 Maj, 2013 16:31

Partia demokratike do të vazhdojë rrugën e nisur deri në antarësimine plotë të Shqipërisë në BE deklaroi sot nënkryetari i saj Astrit Patozi. Deklaratën Patozi e bëri  në hapjen e konventës së PD-së për Shqipërinë e zhvilluar.”Gjithçka fillon me rrugët. Në këto vjet kemi ndërtuar dhe rindërtuar 10 mijë km rrugë. Ne i kemi lidhur këto rrugë me pika kufitare. Kemi rikonstruktuar aeroportin “Nënë Tereza”, 1 mln e gjysmë udhëtarë në vit. Kemi ndërtuar dhe rindërtuar 45 rrjete të furnizimit me ujë.Ne po lidhim qytetarët me internet kudo që ata jetojnë. Ne kemi siguruar kujdes shëndetësor më të mirë. Në po lidhim Shqipërinë me Botën, sot me PD liberalizmi i vizave është bërë realitet. Jemi anëtarë krenar të NATO. Nuk do pushojmë asnjë çast derisa të bëhemi anëtare me të drejta të barabarta ne BE. Ka ende shumë punë për të bërë dhe ne do ja dalim së bashku. Sot do flasim për zgjidhjen mes një lideri që po kërkon ta kthejë Shqipërinë vite dhe vite pas, dhe liderin dhe koalicionin e Sali Berishës që po kërkon ta çojë Shqipërinë para, për një Shqipëri të zhvilluar”, theksoi Patozi. Në konventë do të flasimn em radhë figurat kryesore të Partisë Demokratike. Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi deklaroi se, gjatë këtyre 8 viteve, janë ndërtuar 10 mijë km rrugë sepse rrugët janë shenjë e zhvillimit të vendit. “Rrugët janë damarët ku kalon zhvillimi ekonomik i vendit. Të gjithë e dinë që PD ka ndërtuar më shumë rrugë, 10 mijë km rrugë, që lidhin komunat, fshatrat qytetet. Në ndërtojmë rrugë sepse e dimë se rrugët janë damarët ku kalon zhvillimi ekonomik i vendit. Rrugët dhe zhvillimi janë e njëjta gjë. Ka ca të tjerë që kanë humbur rrugën, janë në autobus. Janë duke dremitur në autobus. Nuk na duhet. Sot në Kukës shkohet për 90 minuta dhe për 2 orë 3 0 minuta shkon pi kafe në Prishtinë. Në këtë rrugë kalon dhe Edi Kokëdhima, por nuk e sheh”, tha Olldashi.

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.