Pas arrestimit të Zyhdi Dajtit “klani” i Bashës nis punimet

Plot 25 ditë nga momenti i arrestimit të kreut të INUK Zyhdi Dajti, për vendimin e pezullimit të punimeve për ndërtimin e një pallati nga biznesmenë që njihen si “klani” i Lulzim Bashës, sërisht në këtë kantier kanë nisur punimet. Brenda në sipërfaqen ku është miratuar leja ndërtimore gjatë natës kryhen gërmime për thellimin e gropës dhe njëherësh me këtë proces, puntorët formojnë armaturat e hekurit për vendosjen e kollonave në tokë. Ky proces sipas banorëve kryhet me qëllim mos lejimin e shkarjes së dheut, që do sillte më pas shembjen e dy pallateve 5 katësh, themelet e të cilëve ndodhen ngjitur me sipërfaqen ku po hapet gropa.
Add new comment