Parlamenti grekë, shtetësi greke 600 mijë vorio epirotëve

Postuar në 10 Mars, 2013 14:35

 

ATHINË- Parlamenti grekë do të votojë javën e ardhshme  një projekt i iniciuar nga qeveria e kryeministrit Antonis Samaras, për dhënien e  shtetësisë greke për  600 000 vorio epirotë.

Nga projekti do të përftojnë 5 milionë grekë që jetojnë në diasporë, të cilës pas marrjes së shtetësisë greke  do të kenë të drejtën e votës në zgjedhjet që do të zhvillohen.

Presidenti i federatës “Pan Epiriotic” në SHBA, Nicholas Gage është iniciuesi i këtij projekti që do të kajolë javën e ardhshme në parlamentin grek.. Ai është shprehur se përfundimisht ka përmbydhur çështjen e dhënies së shtetësisë greke për vorio epirotët. Në një intervistë të dhënë sot për mediat greke, Zv/ministri i Brenshëm, z. Charalambos Athanassiou shprehet se do të do të këtë ndryshime në ligj për nënshtetësinë dhe votimin homogjen. 

Zv.ministri sqaroi se shtetësia nuk do të jepet me shpresën se ndokush do të jetë i inkorporuar në shoqërinë greke, por ai tashmë është i inkorporuar. Ai shpreson se  për këtë do të gjejë mirëkuptim nga partitë e koalicionit në parametrat e ligjit të ri,  i cili do të sigurojë një natyralizim të shkëlqyer edhe për të sipërmarrësit e huaj që investojnë në Greqi.

“Duke iu referuar votës së emigrantëve tanë, përfshirë rreth 600 mijë verio epirot” thotë , Z.  Athanasios” thotë se janë mbi 5 milionë grekë jashtë vendit, të cilat janë të lidhur me Greqinë në mënyrë të koordinuar me forcat kombëtare greke. 

Këto ditë , kryetari i Federatës “Pan Epiriotic” ka mbajtur një takim të rëndësishëm me kryeministrin grek, Samaras për dhënien e shtetësisë vorio epirotëve nga parlamenti grek.

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.