Papa, nuk ka tym të bardhë, dështon votimi i parë

Postuar në 12 Mars, 2013 14:05

 

Ashtu siç pritej votimi i parë per zgjedhjen e Papës së ri ka dështuar.

Kardinalët e krishterë kanë hyrë në “Kapela Sistine”, ku sot nisen votimin për zgjedhjen e Papës së ri të Kishës Katolike, por ne vend te tymit te bardhe kishte te zi, qe do te thote se bota ende nuk e ka Papën e ri.

Të 115 Kardinalët që kanë të drejtën e votës janë mbyllur në “Kapela Sistine”, pasi kanë bërë betimin e sekretit.

Duke filluar nga neser, ata do të votojnë katër herë në ditë derisa dy të tretat e tyre të pajtohen për një kandidat.

Mëngjesin e së hënës punëtorët bënë gati ballkonin për momentin e madh, duke vendosur aty një perde të madhe të kuqe mëndafshi me një vinç. Ndërsa brenda labirinteve të qytetit të Vatikanit, rreth 100 njerëzit që do të ndihmojnë në këtë konklavë, priftërinj e shoferë, u betuan për ruajtjen e sekretit. Betimi ka lidhje edhe me përdorimin e mjeteve teknologjike për të parandaluar daljen e informacionit në mënyrë dixhitale apo hyrjen dhe daljen nga Sistina.

Masat përfshijnë instalimin e pajisjeve bllokuese të celularit, madje edhe ngritjen e lartësisë së dyshemesë të ndërtesës së shekullit të 15-të. Të martën, kardinalët do të hyjnë në faltore dhe do të bëjnë betimet e tyre, duke vendosur dorën mbi pasazhet e Dhiatës, dhe më pas me vajtimin tradicional “Extra Omnes” (të gjithë jashtë) nis zyrtarisht konklava. Kardinalët votojnë në heshtje. Secili prej tyre merr një kartë me titullin “Eligo In Summum Pontifem”, (unë zgjedh si Papë) dhe poshtë saj me shkrim dorë shkrihet emri që ata zgjedhin. Mes seancave të votimit, gjithçka do të kryhet në vilën Santa Marta, një ndërtesë pesëkatëshe brenda Vatikanit.

Votat janë të fshehta. Nevojiten dy të tretat e 115 votave për të zgjedhur një Papë. Votat hidhen në një urnë të artë. Çdo kardinal e palos dy herë fletën e tij të votës dhe më pas e hedh në urnë.

Nëse numri i votave dhe zgjedhësve përkon, atëherë nis hapja dhe leximi i votave. Nëse numri i fletëve të votimit në urnë nuk përkon me atë të kardinalëve votues, atëherë votimi përsëritet. Kardinalët, pas ditës së parë votojnë çdo mëngjes dhe çdo pasdite nga dy herë. Nëse pas çdo raundi votimi nuk është arritur të zgjidhet një Papë, atëherë votat digjen dhe nga oxhaku del tym i zi. Nëse pas tri ditësh votimi nuk është zgjedhur një Papë, atëherë kardinalët shkëputen një ditë për lutje dhe diskutime. Sapo Papa zgjidhet, votat e kardinalëve digjen në një kaldajë që nxjerr tym të bardhë.

Në vitin 2005, veç sinjalit të tymit, Vatikani shtoi një formë të re lajmërimi, tingëllimën e kambanës më të madhe të bazilikës së Shën Pjetrit. Papa i ri më pas pranon Papatin dhe zgjedh emrin e tij. Ai ndërrohet dhe vesh rrobat tradicionale të bardha të Papës. Çdo zgjedhës më pas ofron një shenjë homazhi dhe bindjeje. Më pas kardinali dekan del në ballkonin e bazilikës për të njoftuar zgjedhjen e Papës së ri dhe emrin që ai ka zgjedhur. Papa del në ballkon dhe jep bekimet.

PANORAMA

 

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.