Panariti pret shqiptarët e kthyer mbrapsht nga Greqia dhe premton: Po ndjekim situatën nga afër

Postuar në 30 Janar, 2013 13:48

 

Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, priti përfaqësues prej shtetasve shqiptarë të ndaluar mëngjesin e sotshëm në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës “Elefterios Venizelos”.

Ministri Panariti dëgjoi me vëmendje shqetësimet e ngritura nga qytetarët shqiptarë të kthyer nga autoritetet greke dhe garantoi se Ministria e Jashtme po ndjek me shumë prioritet situatën e krijuar.

Ministria e Jashtme sqaron se ka paraqitur propozimet përkatëse te pala greke për zgjidhjen e problemit të toponimeve, bazuar në praktikat e njohura ndërkombëtare për këtë çështje.

Lidhur me këtë çështje edhe kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar Ministrit të Jashtëm, Panariti, gjatë mbledhjes së sotme te qeverise te negociohet me vendet e BE për heqjen e vulave të ndalimit të emigrantëve shqiptarë gjatë 20 viteve.

Kryeministri tha se ata nuk mund te penalizohen nga liberalizimi i vizave në rastet kur janë dëbuar gjatë 20 viteve vetëm për shkelje kufiri dhe jo për vepra penale.

Gjatë ditës së sotme autoritetet greke kanë bllokuar 14 shqiptarë në aeroportin e Athinës me pretendimin për parregullsi në pasaporta.

Sipas informacioneve më të fundit, shkak për bllokimin e shqiptarëve janë bërë emërtimet e toponimeve në pasaportat e tyre.

Ditët e fundit është shfaqur përsëri problemi i shkrimit të toponimeve në pasaportat biometrike, pasi autoritetet kufitare greke kanë kthyer një numër shtetasish shqiptarë (kryesisht fëmijë), për shkak se vendlindja e tyre në Greqi është shkruar në shqip e jo në anglisht, siç kërkojnë rregullat ndërkombëtare.

Kjo ka ndodhur edhe disa ditë më parë në doganën e Kakavijës ku disa familje shqiptare, mes tyre 15 fëmijë janë kthyer mbrapsht ku sërish si pretekst janë nxjerrë toponimet.

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.