Paketa e Drejtësisë, masa të ashpra kundër krimit, Halimi: 38 vjet, deri burg përjetë për vrasje

Postuar në 11 Mars, 2013 04:05

 

TIRANE- Ministri i Drejtesise, Eduard Halimi, duke prezantuar sot paketen e re te masave per ashpersimin e denimit per nje sere veprash penale ka theksuar se asnje kriminel nuk do t’i shpetoje drejtesise.

Prezantimi eshte bere ne nje një tryezë me anëtarë të qeverisë dhe ekspertë të huaj që kanë marrë pjesë në hartimin e kësaj pakete.

Sipas ministrit Halimi, dënimet e parashikuara nuk do të zmbrapsen as nga avokati, as nga prokurori apo gjyqtari, pasi dënimet do të jenë definitive.

Ai theksoi me tej se kjo paketë përmban ligjet më të ashpra ndaj krimit të ndërmarra në këto 20 vitet e fundit.

“Kjo paketë prej 41 nenesh ka në themel të saj krimet më të rënda dhe më të papranueshme të shoqërise shqiptare si vrasjen e policit, vrasjen për gjakmarje, vrasjen e gruas dhe për mbajtjen e armëve të zjarrit pa leje në publik’- tha ai.

Halimi theksoi se në javët në vijim paketa do të kalojë në Parlament dhe mazhoranca do të angazhohet që kjo paketë të miratohet sa më shpejt të jetë e mundur.

“Kushdo që vret efektivë policie nuk mund të këtë ndëshkim më të ulët se 38-vjet burgim, pa lirim me kusht.  Kushdo që vret policin duhet  të qëndrojë  në burgim të përjetë. Dënime të ashpërsuara të cilat nga 25 vjet do të rriten në 38 vjet si minimum, paketa e Drejtësisë Kriminale sjell edhe për vrasjen për gjakmarrje, ku dënimi që ne kemi parashikuar është jo më pak se 38 vjet burg”- tha ai.

Sipa Halimit, edhe pse një dukuri në rënie, gjakmarrja, ky rit i papranueshëm për shoqërinë shqiptare duhet të zhduket.

“Ndaj dhe përgjigjia ndaj të gjithë atyre që në mendjen e tyre kriminale synojnë të vrasin për gjakmarrje duhet ta kenë të qartë se dënimi që i pret do të jetë jo më pak se 38 vjet burg, se dënimi që i pret do të jetë burg përjetë. Çdokush që kapet me armë zjarri në publik, duhet ta ketë qartë se do dënohet jo më pak se 10 vjet”- tha ai.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.