Përplasje me armë në Vlorë, një i vdekur dhe një i plagosur. Policia nis hetimet

Një i vdekur dhe një i plagosur ka qenë bilanci i një ngjarjeje që ka tronditur zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së hënës, rreth orës 13:30, pranë parkingut të një hoteli në zonën e Ujit të Ftohtë.
Paraprakisht mësohet se një grup personash janë grindur me njëri-tjetrin për motive ende të paqarta dhe më pas njëri prej tyre ka përdorur një armë zjarri. Për pasojë dy persona janë plagosur rëndë dhe dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës.
Njëri prej tyre nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të rënda, ndërkohë që tjetri i është nënshtruar ndërhyrjes mjekësore. Nuk dihet ende identiteti i personave të përfshirë në ngjarje, ndërsa forca të shumta policore kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për të identifikuar dhe kapur autorët e krimit. Për momentin janë shoqëruar tetë persona, në cilësinë e dëshmitarit okular.
SHQIP
Add new comment