Përmirësohet shëndeti i 35 vjeçarit të prekur nga “ethet hemoragjike”

Përmirësohet gjendja shëndetësore ee 35-vjeçarit nga Dibra, N.Gj. i cili është prekur nga ethet hemoragjike.
Burime zyrtare nga QSUT bëjnë të ditur se ai ka kaluar rrezikun kritik për jetën dhe tashmë është shtruar në pavijonin e Infektivit duke lënë që prej mëngjesit të sotshëm reanimacionit.
Sipas grupit të mjekëve që e kanë monitoruar gjendjen e tij shëndetësore, ai reagoi mirë ndaj dializës duke rikthyer në normalitet disa nga funksionet kyçe të trupit që i ishin dëmtuar nga sëmundja.
35-vjeçari nga Radomira e Peshkopisë ka mbërritur tek infektivi I QSUT-së më 21 korrik në gjendje mjaft të rëndë, ndërkohë që dy javë më parë ka humbur jetën po nga ethet hemoragjike edhe vëllai i tij.
Add new comment