Përleshje në Athinë, policët përplasen me forcat speciale

Para godinës qëndrore të forcave speciale në Athinë, ruajtësit e rendit janë përleshur me çtu vinte dorësh në protestën më të fundit kundër masave të kursimit që duket se kësaj here ka vendosur në kahe të kundërta dhe kolegë. Oficerët e policisë protestuan jashtë selisë së forcave speciale në Athinë në një përpjekje simbolike për të mos lejuar kolegët e tyre të dalin nga godina. Sindikata e policëve të Athinës është shprehur me zemërim për shkurtimet e paralajmëruara të pagave, të cilat pritet të jenë pjesë e paketës së fundit të masave të shkurtimeve nga qeveria.
Përplasjet mes kolegeve filluan ndërsa forcat speciale tentuan të nisen drejt qytetit verior të Selanikut për të ruajtur rendin gjatë panairit tregtar vjetor që hapet të shtunën. Por kolegët e tyre të policisë thanë se ata nuk duhet të punojnë në shenjë proteste kundër shkurtimeve të pagave.
Në mbrëmje vonë, një grup i vogël i oficerëve të policisë e çuan protestën e tyre në zyrën e kryeministrit, ku valëvitën parulla: "Kur është fjala për sigurinë e qytetarëve nuk ka vend për Shkurtime'. Edhe këtu ishin kolegët e tyre të forcave speciale që ruajtën rendin. Qeveria ka premtuar reduktime në masën 12 milion euro për të ulur defiçitin buxhetor të vendit gjatë dy viteve të ardhshme. Pritet që rreth 360 milion euro të vijnë nga ulja e pagave të sektorit publik në profesione të tilla si policë, gjykatës dhe mjekë, paga të cilat janë ulur me rreth 30 për qind që në 2010-ën.
Albanian Screen
Add new comment