Opozita fiton betejën e parë në Kolegjin Zgjedhor

Opozita ka arritur të marrë një fitore në Kolegjin Zgjedhor, edhe pse nuk është një fitore e madhe.
Socialistët ankimuan një vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që kishte vendosur tre qendra votimi në ambiente private të aktivistëve pranë Partisë Demokratike, edhe pse shkolla ishte vetëm 270 metra larg.
Kolegji Zgjedhor rrëzoi KQZ-në duke i dhënë të drejtë opozitës dhe duke kërkuar që qendrat e votimit të vendosen në shkollë.
Përfaqësuesi i PD-së në këtë seancë, Ivi Kaso tha se socialistët nuk kanë provuar që pronari i ambienteve është i lodhur me kandidatët e Partisë Demokratike. Por Eno Bushi i PS tha se ai drejton një nënseksion të partisë në pushtet.
Për shkak se KQZ funksionon me 4 anëtarë, në Kolegj Zgjedhor mund të ketë një vërshim kërkesash për gjykim
TEMA
Add new comment