Operacioni “Aksesorët”,prangoset autori i 6 vjedhjeve në Tiranë.

Postuar në 05 Mars, 2014 04:22

Në vijim të operacionit të koduar “Aksesorët”, Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Institutin e Policisë Shkencore, në orën 16.00 të ditës së djeshme, u bë ndalimi i shtetasit Fatmir Pellumb Haxhiu, 18 vjeç, banues në Yzberisht Tiranë, i dënuar më parë për “vjedhje”. Nga kryerja e veprimeve hetimore u bë e mundur zbulimi dhe dokumentimi ligjor i këtyre vjedhjeve:  me datë 16.11.2013, ka vjedhur në banesën e një shtetasi të ndodhur në rrugën « Shaban Bardhoshi» Kombinat, disa vegla pune; më datë 27.12.2013, në  rrugën “Nexhat Agolli”, është  vjedhur  dyqani i shtetases L.G, ku shtetasi ka marrë rreth 15000 lekë; më datë 09.12.2013, në Mëzes, tek kompleksi i pallateve “Fratari”, është vjedhur zyra e  O.J.F, ku autorët kanë vjedhur një televizor plazma 32 polsh, një ngrohëse, nje vidator si dhe një set i veglave të punës; më datë 30.12.2013, në Yzberisht është vjedhur një depo veglash, në pallatin « Lorena », në pronësi të shtetasit K.H, ku janë vjedhur disa vegla ndërtimi si trapan, saldatrice; më datë 04.01.2014, tek pallatet e firmës “Bengasi 2006 sh.p.k”,  ne Fushë-Mezes, është vjedhur zyra e punes së shtetasit  E.H, ku autorët kanë  vjedhur nje kompjuter të markes “HP” dhe më datë 14.02.2014, në rrugën  “Tre Dëshmorët”, është vjedhur banesa e shtetasit R.D, ku autorët kanë marrë  një portofol me 8000 lekë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.