Një 20 vjeçare vetëvaret, 59-vjeçari gjendet i pajetë në banesë

UPDATE- Një 20- vjeçare është gjetur e vetëvaruar sot në fshatin Stopan të Bilishtit, ndërsa një 59 vjeçar u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Korçë.
20- vjeçarja e identifikuar si Radiola.Q është gjetur nga familjarët e saj në kasollen e bagëtive e varur në litar. Ende nuk ka të dhëna lidhur me shkaqet që kanë çuar të renë ti japë fund jetës.
Ndërkaq, mbrëmjen e kësaj të hëne policia njoftoi se është gjetur trupi i pajetë i Polikron Xhaferri, 59 vjeçi në Korçë.
Trupi është gjetur në banesën e tij, dhe policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes pas sinjalizimit nga banorët e lagjes.
Viktima, i cili jetonte i vetëm, dyshohet se kishte 10 ditë i pajetë
PANORAMA
Add new comment