Nishani takon prokurorët: Luftoni korrupsionin të pandikuar nga askush

Postuar në 19 Shkurt, 2013 07:20

 

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe me drejtues të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Prokurorisë së Tiranës dhe Task-Forcës, nga të cilët ka kërkuar që të luftojnë korrupsionin dhe të jenë të pavarur nga çdo lloj ndikimi në punën e tyre.

“Mos prisnin t’ju bëjë të pavarur Presidenti i Republikes, te pavarur do t’ju beje puna e juaj”, theksoi Nishani.

Presidenti e vuri theksin tek kthimi i besimit të qytetarëve te forca e ligjit dhe tek shteti i së drejtës, ndërsa e cilësoi funksionimin e Task Forcës dhe rivitalizimin e hetimeve nga këto grupe si një nga objektivat primare.

“Kërkoj nga grupet e Task Forcës një rivitalizim të hetimeve dhe duke inkurajuar që përmes transparencës dhe profesionalizmit të kryhen të gjitha veprimet hetimore dhe ligjore. Kjo kërkon një pavarësi shumë të madhe, një vlerësim dhe një qëndrim strikt para ligjit”, – theksoi Nishani, duke inkurajuar rritjen e bashkëpunimit mes institucioneve dhe pavarësinë e tyre.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.