Nishani dhe Bushati takohen për Radikën

Postuar në 22 Janar, 2014 10:35

Presidenti Nishani ka pritur në zyrën e tij ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Në takim është diskutuar rreth shqetësimit të krijuar ditët e fundit në opinion lidhur me idenë e e shtetit maqedonas për devijimin e lumit Radika.

Sipas Top Channel, mes kreut të shtetit, njëkohësisht edhe kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, dhe ministrit të Jashtëm është folur për nevojën e një dokumenti të ri të Sigurisë Kombëtare. Çështja është ngritur disa herë si shqetësuese edhe nga ekspertët vendas të kësaj fushe, pasi dokumenti i Sigurisë Kombëtare daton në 2004 dhe nuk reflekton më realitetet e reja në vend dhe rajon.

Ndërkohë, por sot qeveria bëri të ditur nëpërmjet ministrit të Energjisë se nuk ka asnjë projekt konkret ët paraqitur nga shteti maqedonas lidhur me devijimin e lumit Radika.

Gjithashtu mësohet se në takim është biseduar edhe rreth emërimit dhe lirimit nga detyra të ambasadorëve, ku Ministria e Jashtme propozon dhe presidenti dekreton. Takimi i dy krerëve të institucioneve vjen në një moment kur janë një sërë vendesh ku priten emërime të reja të përfaqësuesve tanë në ambasada dhe po ashtu emra të tjerë që janë në detyrë, por që në disa raste nuk i përmbushin kriteret.

Gjiknuri: Devijimi i Radikës është spekulim politik

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, tha sot se nuk ekziston asnjë marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe asaj maqedonase për devijimin e lumit Radika.

Në një deklaratë për mediat në mesditë, Gjiknuri theksoi se e vetmja marrëveshje që ekziston mes dy qeverive është ajo për trajtimin e regjimit të ujërave. Gjiknuri ripërsëriti se nuk ka asnjë projekt konkret të palës maqedonase lidhur me devijimin e Radikës dhe theksoi se në në çdo rast qëndrimi i qeverisë shqiptare do të jetë bazuar në instrumentet ndërkombëtare dhe në përputhje me interesat e vendit.

“Kjo është furtunë në gotë bosh. Nuk ka asnjë lloj marrëveshjeje. Ka vetëm një marrëveshje ndërkufitare për trajtimin e përbashkët të ujërave që u përkasin dy shteteve dhe çdo lloj projekti në këto ujërave mbrohet nga këto marrëveshje. Ka qenë thjesht një projekt-ide që nuk ka as projekt as financim.

Kur të ketë një projekt dhe nëse do ketë ndikim mbi ujërat e Shqipërisë ne do mbajmë qëndrimin tonë bazuar në standardet ndërkombëtare. Është spekulim politik i njerëzve që dëshirojnë të bëjnë çështje dhe aty ku nuk ka çështje”, tha Gjiknuri.

Gjiknuri njoftoi gjithashtu se ka nisur zbatimi i projektit më të rëndësishëm mes dy shteteve shqiptare, asaj që e cilësoi si ‘autostrada energjitike’ Shqipëri-Kosovë. “Kontrata është nënshkruar dhe tenderimi ka përfunduar. Tani pritet vetëm disbursimi i parave dhe nisja e punimeve”, tha Gjiknuri.

Kontrata për ndërtimin e një “autostrade energjetike” u nënshkrua mes Shqipërisë dhe Kosovës në dhjetorin e vitit të kaluar. Me anë të saj synohen përfitime të ndërsjella për konsumatorët e të dyja vendeve.

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.