Nishani dekreton anëtarët e rinj të Gjykatë së Lartë dhe asaj Kushtetuese

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dekretoi sot emrat e rinj për anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.
Zyra e Shtypit të Presidencës njoftoi se, Xhezair Zaganjori dekretohet, anëtar i Gjykatës së Lartë, Besnik Imeraj dhe Gani Dizdari, anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Sipas të njëjtit njoftim zyrtar, vendimet e Presidentit janë marrë në mbështetje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Kujtojmë se dy ditë më parë, Nishani zhvilloi u konsultua me partitë politike për përcaktimin e emrave të anëtarëve të rinj.
SHEKULLI
Add new comment