Nis sot gjyqi ndaj ish-Kreut të Gjykatës së Pukës, akuzohet për shpërdorim detyre.

Postuar në 02 Prill, 2014 04:49

Nis sot shqyrtimi i dosjes në ngarkim të ish-Kreut të Gjykatës së Pukës, Shtjefen Lleshi dhe 8 të pandehurve të tjerë, të cilët akuzohen për korrupsion pasiv, nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Burime nga Gjykata e Krimeve të Rënda konfirmuan se ditën e martë (sot), në orën 12:00’’ pranë kësaj gjykate trupi gjykues i udhëhequr nga gjyqtari Lazër Sallaku do të nise shqyrtimin e akuzave të prokurorisë ndaj Ish-Kreut të Gjykatës së Pukës, i cili po gjykohet në gjendje të lirë.
Në këtë çështje janë 9 të pandehur, Shtjefen Lleshi, Bardhë Pjetri, Defrim Prençi, Farzi Xhuxhi, Fran Dashi, Liljana Shkjau, Meliha Kuka, Pal Pjetri, si dhe Pëllumb Prençi. Sipas Prokurorisë, shtetasit e sipërpërmendur, të gjithë të punësuar në Gjykatën e Pukës, akuzohen për korrupsion pasiv të gjyqtarëve, Prokurorit ose funksionarëve të tjerë të gjykatës; Për korrupsion aktiv të gjyqtarëve, prokurorit ose funksionarëve të lartë të gjykatës; Moskallëzim Krimi, si dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave të tretë. Konkretisht sipas Prokurorisë, 9 të pandehurt kanë shkelur Nenin 319/ç , Nenin 319 , Nenin 245/1 dhe Nenin 300 të kodit të procedurës penale . Prokuroria ka dorëzuar dosjen në ngarkim të kësaj çështje në Gjykatën e Krimeve të Rënda më datë 28 shkurt 2014.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.