Nesër, të rinjtë e PS i japin fund debatit disajavor mes tyre.

Postuar në 03 Maj, 2014 15:50

Të dielën më 4 maj, të rinjtë e PS-së finalizojnë debatin e tyre brenda Forumit Rinor Eurosocialist. Ky forum ka organizuar një sërë debatesh të formatit “Karl Popper”, ku pjesëmarrësit, të ndarë në grupe treshe, kanë debatuar çdo fundjavë mes tyre, në rrugën për të shpallur tre të rinjtë më të përgatitur.

Përgjatë fazave të debatit është vënë re kultivimi i lojës në grup dhe aftësive të drejtuesit. Vetë formati i përdorur në debat dhe temat e vështira të tipit “Rreth mosbindjes civile” e kanë bërë të tillë që ata të mprehin metodologjinë e punës kërkimore, respektin ndaj kundërshtarit dhe komunikimin në grup.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.