Ndërron jetë vajza e përplasur nga makina në Prishtinë.

Ndërron jetë viktima e cila ishte goditur nga një veturë para disa ditëve, afër mensës së studentëve në Prishtinë.
Policia e Kosovës raporton se viktima ishte e shtruar në spital QKUK dhe të martën rreth orës 21:00 ka ndërruar jetën.
Me urdhër të prokurorit trupi i vajzës që mbeti viktimë e aksidentit do të dërgohet në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për ekspertizë.
Viktima ishte goditur nga makina më 6 prill 2014.
Add new comment