Ndërrohen krerët e KESH, Albpetrol dhe OST, nuk lëviz Dollapi i CEZ-it

Postuar në 30 Shtator, 2013 09:42

Ministria e Energjisë dhe Industrisë bëri të ditura disa emërime të reja në disa prej shoqërive aksionere dhe institucionet e varësisë. Kështu janë ndryshuar drejtuesit e disa shoqërive të rëndësishme si KESH, Albpetrol apo OST. Por në listë nuk është zëvendësimi i kreut të CEZ-it, Sahit Dollapi, i cili ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqjen por do vazhdojë punën.

“Pas mbledhjes së Këshillave Mbikëqyrës përkatës, janë kryer ndryshime në drejtimin e shoqërive aksionere sa më poshtë:

1. Këshilli Mbikëqyrës i Koorporatës Elektroenergjitike (KESH) ka shkarkuar drejtorin aktual, duke emëruar në këtë detyrë Z. Agron Hetoja.

2. Këshilli Mbikëqyrës i Kompanisë Albpetrol sh.a. ka shkarkuar nga detyra drejtorin aktual, duke emëruar në këtë detyrë Z. Endri Puka.

3. Këshilli Mbikëqyrës i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) ka shkarkuar nga detyra drejtorin aktual, duke emëruar në këtë detyrë Z. Engjëll Zeqo.

Sakaq, Ministri i Energjisë dhe Industrisë, z.Damian Gjiknuri ka firmosur emërimet e drejtuesve të institucioneve të varësisë sa më poshtë:

1. Z. Adrian Çela emërohet Kryeinspektor në Inspektoratin Qendror Teknik (IQT).

2. Z. Viktor Doda emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH).

3. Z. Rrapush Tola emërohet drejtues i Repartit Inspektim Shpëtim-Miniera (RISHM).

4. Z. Dael Dervishi emërohet Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN),” thuhet në njoftimin zyrtar.

Mapo

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.