Nard Ndoka dhe Dashamir Shehi, në listën e deputetëve të PD

Në listën e deputetëve të PD-së do të jenë edhe Nard Ndoka dhe Dashamir Shehi. Kjo pohohet nga “GSH”, e cila u referohet burimeve të saj brenda selisë blu. Aleatët e Berishës, përkatësisht kreu i Partisë Demokristiane dhe ai i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar pritet të përfshihen në listën e “deputetëve të sigurt” që do të kandidojnë nën siglën e PD-së në zgjedhjet e 23 qershorit. GSH shkruan se i kontaktuar dje, Ndoka ka pohuar se parimisht është rënë dakord me Berishën, por sipas tij ende nuk ka një marrëveshje zyrtare. “Nuk kemi një marrëveshje zyrtare akoma për mënyrën e bashkëpunimit,por ka mirëkuptim mes palëve në parim”, është shprehur Ndoka.
Dashamir Shehi pritet të jetë në listën kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës, ndërkohë që Nard Ndoka do të jetë në listën e kandidatëve të Qarkut të Shkodrës.
TEMA

Add new comment