Nëpunësi, shtyhet hyrja në fuqi e ligjit

Postuar në 30 Shtator, 2013 15:43

Zbardhen vendimet e mbledhjes së qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Në mbledhjen e qeverisë, u miratua akti normativ për ndryshimet në ligjin për “nëpunësin civil”.Megjithatë, me argumentin se është i pazbatueshëm në formën që është dhe i pashoqëruar me aktet nënligjore përkatëse, hyrja në fuqi e ligjit shtyhet gjashtë muaj pas miratimit, në 1 prill 2014.

Mbledhja mori edhe dy vendime të tjera të rëndësishme, në lidhje me koncensionet dhe ALUIZNI-n.

Përsa i përket koncensioneve, anullohen të gjithë ato koncensione të aprovuara pas zgjedhjeve, në periudhën e tranzicionit të qeverive, prej kabinetit të mëparshëm Berisha.

Ndërkohë, shpallet pushimi nga detyra i drejtorit të ALUIZNI-t, Adrian Kollozi, i cili do të zëvendësohet prej Artan Lames.

Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.