'Nëpunësi civil’,Moro: Ndryshime, nëse është e nevojshme

Ambasadorja e Francës në Tiranë, Christine Moro është shprehur sot se ndryshimet në ligjin për nëpunësin civil duhet të bëhen vetëm nëse janë të nevojshme.
E pyetur lidhur me këtë fakt, duke iu referuar debateve të fundit politike për shtyrjen zbatimit të ligjit për nëpunësin civil, ambasadorja franceze ka nënvizuar se me rëndësi është ruajtjen e stabilitetit për administratën publike.
“Ndryshimet të bëhen nëse duhen, por duhet të ruhet stabiliteti për administratën publike. Nëse ligji duhet të hyjë në fuqi nesër apo jo, pyesni juristët”, tha ambasadorja.
Deklaratat e ambasadores Moro u bënë gjatë një aktiviteti me temë lufta kundër pastrimit të parave, ku Franca asiston Shqipërinë përmes një cikli trajnimi të ekspertëve të Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Financave.
/ Top Channel
Add new comment