Meta: Seanca, të enjten. Konstituimi komisioneve dhe delegacioneve të Kuvendit

TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka deklaruar në mbyllje të Konferencës së Kryetarëve Parlamentare se seanca e radhës do të jetë ditën e enjte.
Sipas Metes ne mbledhje eshte diskutuar per futjen ne rendin e dites te konstituimit te komisioneve, drejtimin, përbërjen në përputhje me rregulloren, përbërjen e sekretariateve dhe delegacioneve të përhershme të Kuvendit, dhe miratimin e nënkryetarit të ri, Vangjel Dule propozuar nga maxhoranca.
Pyetur nese ne rendin e dites do te perfshihen projektligjet e lena nga qeveria Berisha, Meta deklaroi: “Do veprohet në përputhje me rregulloren e kuvendit dhe kompetencat që na jep rregullorja në transparencë të plotë dhe në bashkëpunim me KM për rendin e ditës, por na duhet të përfundojmë miratimin e atyre që kemi diskutuar sot që të konstituohen komisionet dhe kuvendi të nisë punë plotësisht”.
Seanca plenare e radhës do të mblidhet ditën e enjte, më 26 shtator, 2013, ora 10:00.
PANORAMA
Add new comment