Meta e Arvizu në Çorovodë, takim në biznesin fason.

Postuar në 07 Qershor, 2014 05:06

Rreth 500 vende të reja pune priten të hapen prej një biznesi fason që merret me prodhimin e këpucëve në qytetin e Çorovodës. Investimi pritet të ulë ndjeshëm numrin e lartë të papunsisë. Gjatë një vizite në ambjentet e këtij biznesi fason, kreu i Kuvendit Ilir Meta i shoqëruar nga ambasadori Amerikan Aleksandër Arvizu, kanë shprehur vlerësimin maksimal për kushtet e punës dhe mundësitë që ky investim po krijon për uljen e papunsisë në Çorovodë.

Kreu i Kuvendit Meta falenderoi investitorin Nikolin Lleshi për kontributin e dhënë në realizimin e fabrikës, duke garantuar gjithë mbështetjen e nevojshme të qeverisë për të krijuar lehtësirat e nevojshme për biznesin fason. Meta u shpreh se deri në muajin shtator kapaciteti i punonjesve do të shkojë në 500 dhe do të ndikojë ndjeshëm në ekonominë e familjeve të punësuara në fabrikë.

Ndërkohë ambasadori Arvizu vlerësoi investimin dhe zonën e përzgjedhur për të krijuar mundësi të reja punësimi. Arvizu gjatë komunikimit që ka pasur me punonjësit e kësaj fabrike, u njoh me kushtet moderne dhe standartet europiane të punës në këtë biznes fason. Biznesi i ri fason “Alba Shoes Group”, u hap pak javë më pare në qytetin e Çorovodës dhe ka si aktivitet primar prodhimin e këpucëve për prodhim vendas dhe eksport në të gjitha vendet e rajonit dhe të Europës.

Qyteti i Çorovodës bën pjesë në listën e zezë të qyteteve me nivelin më të lartë të papunësisë, ndaj edhe një investim i tillë dhe të tjera biznese fasone që janë premtuar se do të hapen në Çorovodë pritet të ulin ndjeshëm numrit e të papunëve. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.