Merkel: Bashkimi i Krimesë me Rusinë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Postuar në 18 Mars, 2014 09:57

Kancelarja gjermane Angela Merkel theksoi sot se bashkimi i Krimesë me Rusinë, i konfirmuar sot me një marrëveshje historike, ishte kundër të drejtës ndërkombëtare.

”Jemi absolutisht të bindur se integrimi i Krimesë në Federatën e Rusisë është kundër të drejtës ndërkombëtare”, deklaroi Merkel gjatë një konference shtypi me homologun portugez Pedro Passos Coelho, pikërisht pasi presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një traktat për bashkimin e këtij gadishulli në jug të Ukrainës me Rusinë.

”I ashtuquajturi referendum i së dielës për bashkimin e Krimesë ishte kundër të drejtës ndërkombëtare, pasi shpallja e e pavarësisë që u pranua dje nga presidenti rus ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”, shpjegoi ajo.

Ajo theksoi se ”organizatat ndërkombëtare si Këshilli i Sigurimit të OKB-së, OSBE dhe Këshilli evropian ndanin të njëjtin mendim”.

Megjithatë, kancelarja theksoi se dialogu me Rusinë duhet të vazhdojë. “Paralelisht me sanksionet e vendosura, do të privilegjojmë dialogun, bisedimet”, tha prerë ajo.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.