Mbyllet sot Tuneli i Kërrabës për disa orë, shkak punimet.

Tuneli Kërrabës, që lidh Tiranën dhe Elbasanin, do të mbyllet sot, datë 31 Mars nga ora 08:00’-22:00, për shkak të punimeve që do të kryhen për mirëmbajtjen e tij dhe vijueshmërinë e punimeve përgjatë autostradës Tiranë-Elbasan.
Të gjithë automjetet që do të udhëtojnë nga Tirana drejt Elbasanit dhe anasjelltas do të duhet të përdorin rrugën e vjetër, pra nga Qafë Kërraba.
Kjo është hera e dytë që ndalohet qarkullimi i mjeteve në këtë aks rrugor për shkak të punimeve. Aksi rrugor Tiranë-Elbasan i inauguruar në qershor të vitit të shkuar, gjatë fushatës së elektorale për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, nuk ka përfunduar ende plotësisht.
Add new comment