Mbledhja e përbashkët e dy qeverive

Postuar në 11 Janar, 2014 11:50

11 janari i 2014-s do të mbahet mend në historinë shqiptare si dita kur Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës u mblodhen per here te pare se bashku per te vendosur piketat e bashkepunimit mes dy shteteve te nje kombi.  

Qeveria e Tiranes, perfshire edhe Kryeministrin Edi Rama, udhetoi drejt Prizrenit me nje autobus, nje gjest i pazakonte modestie, por edhe kursimi ne kete kohe te veshtire ekonomike. Megjithate, ky gjest, si dhe pritja entuziaste e banoreve te Prizrenit ishin vetem detaje te kesaj dite, qe te dy kryeministrat e cilesuan si dite historike per te dy shtetet.
 
Ne Prizren, qyteti me simbolin e Lidhjes se shqiptareve, Hashim Thaçi dhe Edi Rama, u angazhuan per nje plan te përbashkët strategjik qe ka ne fokus integrimin europian te te dy vendeve. 

Te dy kryeministrat besojne se ky prioritet madhor realizohet duke u dhene qytetareve, nga te dyja anet e kufirit, mundesine per rritjen e mireqenies se tyre, per nje ekonomi me te zhvilluar, per me shume punesim dhe sherbim cilesor ne arsim dhe shendetesi. 

Kjo mbledhje e perbashket sherbeu edhe per te siguruar fqinjet dhe partneret nderkombetare ne luajalitetin e Qeverive te Shqiperise dhe Kosoves. Edi Rama deklaroi se kufijte mes dy vendeve jane te patjetersueshem dhe se kjo faqe e re e bashkepunimit mes dy qeverive do te perballet me sfiden e modernizimit, demokratizimit dhe integrimit te te dy vendeve, Shqiperise dhe Kosoves ne Bashkimin Europian. 

Kjo eshte hera e pare qe qeverite e dy vendeve zhvillojne nje mbledhje te perbashket dhe pas te gjithe marrëveshjeve te nenshkruara, natyrisht qe kjo nuk do te jete mbledhja e fundit. Por ajo qe te gjithe presin pas 11 Janarit eshte zbatimi dhe konkretizimi i marreveshjeve mes Shqiperise dhe Kosoves. 

Mbledhja u çel me fjalimet e dy kryeministrave Thaçi e Rama, per te vijuar me pas me diskutimin me dyer te mbyllura te marreveshjeve dhe axhendes se paracaktuar.
 
Pjesë e fjalimit të Thaçit në mbledhjen e përbashkët

"Kjo mbledhje e dy qeverive tona është një dëshmi dhe respekt ndaj heronjve tanë të periudhave të ndryshme se mundi, djersa, gjaku i dëshmorëve po respektohet. Por ne nuk jemi këtu sot për të evokuar të kalurën, por për të punuar për të ardhmen. Duhet të përpiqemi të kemi rritje ekonomike më të lartë, investime të huaja, punësim më të madh, pensione më dinjitoze, sistem shëndetësor dhe arsimor të standardeve europiane, dhe një përkujdesje sociale dinjitoze për qytetarët. Duhet t'i kapitalizojmë mundësitë e jashtëzakonshme që na ofrohen nga përmirësimi i infastrukturës fizike ndërmjet dy vendeve. Konkretisht rruga e Kombit duhet të rezultojë me një qarkullim më masiv të njerëzve, mallrave dhe kapitaleve ndërmjet vendeve tona. Po ashtu ndërtimi i linjës së interkonjeksionit duhet të përkthehet në një integrim të dy sistemeve energjitike të Kosovës dhe Shqipërisë. Ka vullnet të bollshëm politik si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë, që marrëdhëniet mes nesh të jenë shembull për rajonin dhe më gjerë, ndaj nevojiten veprimtari të tilla si kjo e sotshmja".

Mesazhi që përcolli Rama në fjalën e tij:
 
"Nëse mbledhja e përbashkët të dy qeverive të një kombi të shtrirë në dy shtete, bëhet arsye trembjeje apo inkurajimi për këdo që ka shqetësime në lidhje me vijat kufitare, duhet ta them që në fillim, fort dhe qartë se kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës është për ne shumë i qartë dhe i patjetërsueshëm, si një vijë që na kujton qoftë pamundësinë e historisë nga njëra anë, apo përpjekjen heroike, që solli krijimin e shtetit të dytë shqiptar nga ana tjetër dhe qoftë edhe detyrimin tonë për t'i qëndruar besës së dhënë, atyre pa të cilët Kosova e lirë dhe e pavarur do të kishte mbetur një ëndërr e përgjakur, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimin Europian. Të gjithë duhet ta dinë, që ne e dimë fort mirë se liria, demokracia dhe dinjiteti i një kombi nuk kanë të bëjnë me kufijtë shtetërore, por me qeverisjen dhe aspiratat e saj për shtetin, si dhe me vlerat e patjetërsueshme të respektit qoftë për detyrimet ndaj familjes së shteteve ku duam t'i integrohemi plotësisht si anëtarë të denjë, qoftë për detyrimet ndaj cdo anëtari të familjeve të dy shteteve tona që nuk i përket kombësisë sonë. Ne jemi bashkëudhëtarë që ecim bashkë, duke folur të njëjtën gjuhë, me të njëjtën ëndërr, për të njëjtin qëllim dhe me vendosmërinë e bashkuar drejt të njëjtit destinacion në hapësirën europiane tej kufijve".
 
Thaçi e Rama firmosin në shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit

Në oborrin e ndërtesës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, u bë nënshkrimi zyrtar i dokumentit për bashkëpunim strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, nënshkrimi i Marrëveshjes për Bashkëpunim në Lehtësimin e Tregtisë, nënshkrimi i Marrëveshjes për Bashkëpunim në Transport dhe Infrastrukturë dhe thellimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e integrimit europian.

Dy kryeministrat, Rama dhe Thaçi, dolen më pas në një konference te perbashket per mediat.

Kryeministri Thaçi e konsideroi takimin e parë mes dy qeverive si të suksesshëm, ndërsa e cilësoi angazhimin e Ramës për iniciativë si mjaft efikase.

"Në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë do të fuqizojmë dialogun. Synimi ynë final është anëtarësimi i Kosovës në OKB, BE dhe NATO", u shpreh Thaçi.

Sa i takon marrëdhënieve me fqinjin verior, Thaci theksoi se do të ketë thellim të bashkëpunimit për intensifikimin e dialogut me Serbinë, ndërsa shtoi se objektiv mbetet shtimi i numrit të njohjeve të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Në fjalën e tij, Kryeministri Edi Rama deklaroi se takimi i parë ishte një mbledhje pune që vuri një gur për çeljen e bashkëpunimit ekonomik.

"Takimi i përbashkët në Prizren mbështetet në 4 shtylla kryesore, bashkëpunim në politikën e jashtme, çështjet e brendshme, ekonomi, si dhe arsim e kulturë", u shpreh Rama.

Po ashtu Rama theksoi edhe vendosjen e një fondi zhvillimor në funksion të lehtësimit të jetesës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës. 

Qytetarët të entuziazmuar: Fillimi i bashkimit kombëtar 
 
Mbledhja e perbashket e dy qeverive eshte pritur me shume entuziazem nga qytetaret e prizrenit por edhe qyteteve te tjera qe kishin mberritur ne prizren per te qene pjese e ketij zhvillimi te rendesishem. Ata nuk ngurrojne te mendojne dhe pohojne se ky eshte nje hap i madh drejt bashkimit kombetar te shqiptareve.

"Kjo mbledhje është shumë e rëndësishme. I jep shpresë të ardhmes dhe largon këto bllokada dhe izolim. Ne i presim shumë mirë këto nisma sepse jep shpresa për të ardhmen e dy vendeve tona", thotë një qytetar i Prizrenit.

"Eshtë një mbledhje shumë e mirë. Nënshkrimi i vendeve mes dy vendeve tona i jep hov zhvillimeve të dyanshme. Ne jemi një, Shqipëria e madhe", thotë një banore.

"Kemi privilegjin që jemi gjallë dhe po e jetojmë këtë kënaqëi të madhe. Po ashtu si në 100-vjetorin e Pavarësisë, ashtu edhe kjo ditë do të shënohet në histori", thotë një tjetër qytetar i Prizrenit.
 

 

 

Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.