Mazniku: Studentë me mesatare nën 5.5, këtë vit 2800 kuota më pak.

Këtë vit për studimet në universitet janë miratuar 2800 kuota më pak. Sipas zëvendësministrit për Arsimin dhe Sportin Arbian Mazniku kjo ka ardhur si pasojë e faktit se në disa programe studimi ishin regjistruar sudentë me mesatare më të ulet se 5.5. Në një deklaratë për mediat, zv/ministri Mazniku u shpreh se u hoqën gjithashtu edhe 25 programe studimi, pasi kishin më pak se 10 studentë.
“Universitetet këtë vit do të kenë 2800 kuota më pak. U kërkuar 22 mijë kouta, por u miratuan më pak. Ne nxitëm proces konsultimi me universitetet. Nga verifikim u konstatua se kishte nxënës të regjistruar në disa degë me mesatare më të ulët se 5.5. Po kështu u hoqën 25 programe studimi të cilët kishin më pak se 10 studentë”, u shpreh Mazniku.
Duke iu referuar kërkesës për rritjen e tarifave të studimit në universitete, zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Arbian Mazniku, tha se “Respektuam kërkesën për rritjen e tarifave, do të bëhet sipas kërkesave të senateve në rektorate”.
Add new comment