Maunja me 2.3 tonë drogë në Durrës, arrestohen pronarët e linjës së trafikut.

Bien në pranga personat e dyshuar si organizatorë të trafikimit të ngarkesës me 2.3 tonë drogë që u kap në maune në portin e Durrësit.
Njoftohet se nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, hetimi mbi kapjen e sasisë së konsiderueshme prej 2365 kgKanabis Sativa në Portin e Durrësit ka vijuar duke çuar kështu në identifikimin, kapjen dhe ndalimin e bashkëpunëtorit të tretë në trafikimin e mbetur në tentativë të kësaj sasie lënde narkotike.
Policia ka thënë se ditën e sotme u kap e ndalua në bashkëpunim me Policinë e Lushnjes shtetasi i kerkuar Petrit Manhasa, 43 vjec, banues ne Peqin Elbasan; shtetas i denuar me parë me 9 vjet burg për veprën penale të vrasjes.
Mësohet se ky shtetas është shpallur në kerkim pas identifikimit nga ana jonë më datë 10.04.2014, në vijim të hetimeve të rastit, si organizator në trafikimin e lëndës narkotike drejt Italisë. Kapja e tij u realizua gjatë mesditës së sotme në një lokal në qytetin e Lushnjes.
Në vijim të këtij hetimi ditën e djeshme u kap një tjetër shtetas i dyshuar dhe shpallur në kërkim si bashkëpunëtor, konkretisht Burim Gjunkshi, 33 vjec, banues ne Dibër e Madhe Maqedoni.
Puna hetimore për identifikimin e gjithë personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale do të vijojë edhe më pas.
Materialet për vepren penale “Trafikim i lëndëve narkotike në bashkëpunim” iu kaluan Prokurorise së Rrethit Durrës.
Add new comment