Massa e viziton në spital, Schumacher reagon për herë të parë pas dy muajsh.

Piloti i Formula 1 Felipe Massa ka vizituar sot mikun e tij dhe ish-shokun e ekipit Michael Schumacher. Lajmin e njoftoi gazeta ”Bild”, ndërkohë kampioni gjerman ka shfaqur disa reagime gjatë vizitës së tij.
“Ai flinte, kur shfaqi disa reagime me anë të gojës”, citoi e përditshmja gjermane. Braziliani i është bashkuar ekipit të Schumacherit tek Ferrari në vitin 2006.
”Unë jam mjaft i lumtur që kam kaluar një kohë të gjatë me të. Kam biseduar me të rreth mënyrës së funksionimit në ekip, si dhe të makinës së re”, tregonte piloti që tashmë garon në ekipin ”Ëilliams-Mercedes”.
”Jam përpjekur për t’i dhënë atij energji sa më pozitive. Ai është një person shumë i fortë dhe i uroj me të vërtetë shërim sa më të shpejtë për të gëzuar sërisht jetën e tij”, shtoi Massa.
Add new comment