Maskat godasin sërish, grabitet 56- vjeçari në Rrugën e Kombit

Tjetër grabitje në “Rrugën e Kombit”. Persona të maskuar edhe me armë ndaluan 56-vjeçarin me inicialet F.GJ banues në Tiranë i cili po lëvizte me mjetin e tij duke i marrë këtij të fundit nën kërcënimim e armëve automjetin si dhe 10 mijë lekë të reja.
Pasi u larguan, grabitësit kanë braktisur mjetin në aksin Laç-Lezhë, ndërsa pikërisht në këtë vend mjeti u gjend nga policia. Uniformat blu njoftojnë nisjen e hetimeve për identifikimin dhe kapjen e tre grabitësve të maskuar.
Dy ditë më parë në “Rrugën e Kombit” u grabit të një pike karburanti.
Add new comment