Manjani: Ka ardhur koha për një “Pol të Tretë”. Qytetarët na takojnë përditë e na thonë se janë lodhur me PD dhe PS

Postuar në 03 Shkurt, 2013 14:24

 

LSI duket se po bën të gjitha përpjekjet për të krijuar një “Pol të Tretë” në zgjedhje, ku siç përflitet, kërkon të përfshijë edhe FRD-në dhe PBDNJ-në. Kjo gjë është konfirmuar për Ora News nga Ylli Manjani, sipas të cilit, njerëzit tashmë janë lodhur me dy partitë e mëdha, PS e PD.

Ka kohë që në politikën shqiptare është ndjerë nevoja e një “Poli të Tretë”, sepse u bë shumë kohë që qeverisin vetëm 2 partitë e mëdha. Sistemi zgjedhor i bashkon forcat politike. Çdo gjë në Shqipëri është e ndarë, opinioni publik është i ndarë, policia është e ndarë, administrate është e ndarë, pra çdo gjë është e ndarë në demokratë dhe socialistë. Nevoja për një grupim të ndërmjetëm politik, që të kontrrollojë të dy anët e medaljes, ka kohë që është krijuar. Ka edhe parti të cilat kanë identitetin e tyre specifik në politikën shqiptare dhe nuk e ndiejnë veten e tyre në asnjërin pol, as në atë të PD-së dhe as në atë të PS-së”, tha ai.

Në lidhje me synimet e Lëvizjes Socialiste për Integrim, në zgjedhjet e 23 qershorit, Manjani u shpreh:

Të gjitha rrugët janë të hapura, LSI-ja ka treguar se di të qeverisi dhe se ka përvojën e duhur për ta bërë këtë. LSI-ja ka njerëzit e duhur për të qeverisur, ka ministra kontribues në fushën politike, pra LSI-ja është gati ta qeverisë Shqipërinë, me programe konkrete, me ide konkrete. LSI-ja  ka rrugët e hapura për koalicion, synimi i LSI-së është të kënaqi elektoratin.”

Aktualisht, Lëvizja Socialiste për Integrim, po përgatit strukturat për zgjedhjet. Përditë njerëzit që takojmë në rrugë , në tavolina dhe kudo, na thonë vetëm një gjë: U lodhëm me dy të mëdhenjtë, të cilët janë kopje e njëri- tjetrit, kjo nuk është politikë. Koha ka treguar se sa më i fortë të jesh në politikë, aq më shumë gabime bën. Qytetarët janë të lodhur edhe me Partinë Demokratike, edhe me Partinë Socialiste.

Lëvizja Socialiste për Integrim është për t’i hyrë në substancë integrimit. Duhet ta evropianizojmë çdo ditë Shqipërinë. LSI-ja do të merret me ndërtimin e infrastrukturës, me shkollën, me mjedisin, me punën, pra me të gjitha çështjet që shqetësojnë qytetarët shqiptarë, me rritjen e standartit të jetës në Shqipëri”, ka përfunduar Manjani.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.