Mali i Zi nesër voton, sondazhet në favor të koalicionit qeveritar

Postuar në 13 Tetor, 2012 09:32

Mali do të zhvillojë nesër zgjedhje në të cilat si favorit rezulton koalicioni qeveritar i Milo Gjukanoviç. Përfundoi mesnatën e kaluar fushata elektorale me politikat dhe platformat respektive, përmes të cilave koalicioni i qendrës së majtë në pushtet po përpiqet të rimarrë një mandat të ri katërvjeçar për të zhvilluar më mirë negociatat për anëtarësimin e vendit në BE, të hapura në qershor të këtij viti. 

Sondazhet përputhen në dhënien e kryesimit dhe shprehen për një sukses të dukshëm të koalicionit ''Për Malin e Zi Evropian'', të formuar nga Partia Demokratike e Socialistëve (Dps) e ish-kryeministrit dhe '' figurës së hekurt'' Milo Gjukanovic, nga Partia Socialdemokrate (Sdp) e Ranko Krivokapiç dhe nga Partia Liberale (Lp) e Andrija Popoviç. 

Parashikimet i japin këtij fronti qeverisës mbi 47 për qind të votave. 

Ndërkohë, opozita përfshin një koalicion të ri të dominuar nga ''Fronti Demokrat'' (Df) që kryesohet nga diplomati i njohur, ish-ministër i Jashtëm, Miodrag Lekiç, duket që mbetet shumë pas koalicionit qeveritar, sepse sondazhet tregojnë se mund të arrijë të fitojë vetëm 18 për qind të votave.

 

 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.