Llalla: Kam dijeni se krimi i organizuar arrin deri te zyrtarët.

Kryeprokurori Adriatik Llalla në fjalën e tij u shpreh se është dijeni të krimit të organizuar deri tek zyrtarët, por u shpreh se për luftimin e këtij fenomeni nevojitet një rritje e shtetit ligjor veçanërisht e aspektit ekonomik. Ai shtoi se për këtë kërkohet mbështetja më e madhe e vendeve të BE-së, ku më kryesorja është aspekti ekonomik.
"Po shtohen grupet kriminale edhe brenda zyrtarëve por kjo kërkon rritje të shtetit ligjor. Tashmë mendoj se në vendin tonë ka ardhur koha për ngritjen e funksioneve të përbashkëta me vendet e rajonit të cilat kërkojnë bashkëpunim me vendet e rajonit. E kuptojmë shqetësiminn lidhur me krimin e organizuar ballkanik. Ajo që po mundohemi të krijojmë është besimi në BE se po luftojmë krimin. Lufta ndaj krimit ndërinsitucional kërkon mbështetjen e ndërkombëtarëve. Ballkani ka nevojë më të madhë të gjithanshme për luftën e këtij krimi. Kjo sfidë përballohet me rritje ekonomike. Pavarësisht se Shgqipëria po punon për këtë rritje nuk mund të krahasohet me atë të vendeve të BE, prandaj kërkohet suport më i madh i vendeve të BE. Marrja e statusit është një hap shumë i madh drejt integrimit. Pas pak javësh KiE do të vendosë për këtë, besoj se e meritojmë pasi ky zhvillim do të ndikonte në rritjen ekonomike dhe do të ndikonte edhe në uljen e normës së kriminalitetit pasi një vend i zhvilluar ekonomik nuk ka përse të kërkojë alternativa kriminale për tu pasuruar." tha Llalla
Pjesëmarrës në takim janë , Bashkim Dedja Kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Xhezair Zaganjori Kryetar i Gjykatës së Lartë, Nasip Naço Ministër i Drejtësisë , Elvis Çefa Zv.Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë si dhe Cataldo Motta Prokuror i Antimafias në Leçe të Italisë, Eric Bisschop Zëvendës Prokuror Federal i Belgjikës, Veselin Vučković Prokuror i Përgjithshëm i Malit të Zi, Gerhard Jarosch President i Shoqatës Ndërkombëtare të Prokurorëve, Goran Sahilovic Prokuror i Përgjithshëm i Bosnjës & Herzegovinës.
Takimi që do të zhvillohet gjatë dy ditëve, (26-27 Maj 2014), bëhet me mbështetjen financiare të Programit TAIEX të Komisionit Europian.
Add new comment