Listat, PD-PS shkelin ligjin, në parlament vetëm 24 femra

Postuar në 08 Maj, 2013 04:03

 

Pavarësisht presionit në rritje të partnerëve ndërkombëtarë dhe angazhimit publik të ndërrmarë nga liderët politikë në vend, kriteri i barazisë gjinore mbetet sërish i pazbatuar nga subjektet zgjedhore edhe në listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhëshme. Parlamenti i ardhshëm do të jetë i dominuar sërish nga burrat, ndërsa numri i deputeteve femra do të jetë jo shumë i ndryshëm nga sa është dhe aktualisht. Kjo pasi partitë nuk e kanë respektuar detyrimin ligjor për të patur në listat e tyre të kandidatëve 30 % dhe 1 në ccdo 3 emrat e parë përfaqësimin e secilës gjini. Në total dy partitë e mëdha kanë kandiduar 72 kandidate femra, nga 36 secila. Por duhet theksuar se dhe në këtë pjesë partitë politike kanë luajtur me hile, pasi shumicën e kandidateve femra jo vetëm që i kanë renditur në fund të listave, por në lista kanë paraqitur më shumë kandidatë sesa mandate ka realisht një qark. Për një qark si Berati që ka 8 mandate, PS ka paraqitur 9 kandidatë, ku dy emrat e fundit janë femra. Pra në total rezulton se për afro 280 emra kandidatësh që kanë paraqitur të dyja forcat PD dhe PS në të gjitha zonat zgjedhore, kandidate femra janë vetëm 72, ose as 25 %. Por ajo që ka rëndësi nuk janë thjesht prezenca e kandidateve femra në lista, por përfaqësimi i tyre në Kuvendin e ardhshëm. Nga renditja e kandidateve femra në lista në zonat fituese, ekziston mundësia që në parlamentin e ardhshëm të ketë në rastin më të mirë 25 deputetë femra. Nga këto 13 socialistë, 10 demokrate dhe 1 e LSI-së. Moszbatimi i ligjit për barazinë gjinore haset edhe në përcaktimin që bën Kodi se në ccdo 3 emrat e parë duhet të ketë përfaqësim nga secila gjini. Kështu PS nga 12 qarqe nuk e ka respektuar këtë detyrim ligjore në 3 qarqe dhe konkretisht në Dibër, Kukës dhe Gjirokastër. Në dy qarqet e fundit PS nuk ka paraqitur asnjë kandidate femër në të gjithë listën. Po ashtu edhe PD nuk e ka respektuar këtë detyrim në 3 qarqe dhe konkretisht në Berat, Dibër dhe Kukës. Gjithësesi KQZ nuk ka në dorë që të kthejë listat e kandidatëve për këtëe shkelje, pasi Kodi Zgjedhor i ka dhënë mundësi partive që ti regjistrojnë ato kundrejt pagesës së një gjobe prej 10 milionë lekë të vjetra për ccdo zonë ku ka shkelje.

 

 

 

Lista e PD

 

Majlinda Bregu

Jorida Tabaku

Albana Vokshi

Arbjola Halimi

Albina Deda

Jozefina Topalli

Voltana Ademi

Mesila Doda

Liljana Elmazi

Në total ka 36 kandidate femra

 

 

 

Lista e PS

Ermonela Felaj

Klodiana Spahiu

Evis Kushi

Arta Dade

Olta Xhaccka

Vasilika Hysi

Lindita Nikolli

Milena Harito

Mimoza Hafizi

Valentina Leskaj

Luiza Xhuvani

Eglantina Gjermeni

Majlinda Bufi

Në total PS kandidon 36 femra

 

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.